Papa Françesku vizitë në SHBA, në 23 shtator takohet me Presidentin Obama

Shares

Papa Françesku do të takohet me presidentin amerikan, Barak Obama, më 23 shtator. Gjatë vizitës, njofton një komunikatë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti dhe Ati i Shenjtë do të vazhdojnë dialogun, që nisën kur Obama pati ardhur në Vatikan, në mars 2014. Disa nga argumentet: kujdesi për të varfrit, krijimi i mundësive ekonomike për të gjithë, mbrojtja e ambientit, mbrojtja e pakicave fetare dhe promovimi i lirisë së fesë në botë, mikpritja dhe integrimi i emigrantëve dhe i refugjatëve, etj.
Takimi do të realizohet në kuadrin e vizitës së Papës Françesku në SHBA.

 
 
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...