Kush furnizohet deri në 200 litra karburant, përjashtohet nga taksat

Shares

Të gjitha automjetet që do furnizohen me karburant deri në 200 litra do të përjashtohen nga taksat, ndërsa për mjetet e tjera do të ketë regjim standard sipas niveleve tarifore ligjore.
Këto ndryshime sanksionohen në urdhërin e firmosur prej Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, për disiplinimin e tregut të karburanteve.
Urdhëri që vjen në kuadër të aksionit të qeverisë kundër informaliteti në tregun e karburanteve, synon të disiplinojë importin e karburantit.
Urdhri i Ministrit Cani saktëson se “nuk lejohet përjashtim nga detyrimet e importit për karburantin që mbahet në serbatorë të lëvizshëm, që transportohet nga automjete private dhe motoçikleta që i përkasin banuesve të zonës kufitare”.
Në rast se nga administrata doganore konstatohet tejkalim i sasive të karburantit të përcaktuar, ndaj subjektit apo individit zbatohen të gjitha detyrimet e importit, sipas nivelit tarifor të zbatueshëm në datë kur ndodh mosrespektimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...