Partia Republikane çeli sonte fushatën në Durrës. Në takimin e cceljes së fushatës ra në sy pjesëmasrja edhe e Armando Dukës, kreut të FSHF-së, dhe vëllait të deputetit Agron Duka.
Në celjen e fushatës, PR sot në Durrës garantoi mbështetje për dy kandidatët e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit dhe atë të Shijakut.

Ai ftoi qytetarët që në 21 qershor të ndëshkojnë me votë qeverinë që nuk mbajti premtimet.
Lideri i PD-së deklaroi se me votën e 21 qershorit qeveria do të pranojë platformën e opozitës ose në të kundërt do të largohet. Basha tha se është gati të shtrij dorën e bashkëpunimit.

Kreu i PR-së tha se pavarësisht kush është kryeministër, pas fitores së bashkive do të bashkëpunohet me qeverinë, pasi sipas tij më shumë vlejnë qytetarët.

Sipas tij, programi i saj është ambicioz, konkret dhe i realizueshëm.

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Redi Saraçi vlerësoi Partinë Republikane si një aleate të rëndësishme dhe deputetin Duka, i cili sipas tij i ka qëndruar afër komunitetit. Saraçi tha se sot duhet të punojmë për ti dhënë fund një modeli qeverisjeje që ka dëmtuar shqiptarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












