Administratorja M. X. i besoj verbërisht premtimeve të rilindjes, por prej gjashtë muajsh, zonja që ka administruar një fason në lagjen “Zinxhira” ka falimentuar dhe bashkë me të rreth 100 punonjëse sot janë të papunë.

Taksat dhe sigurimet e punonjësve i paguante rregullisht, sepse siguronte të ardhura të kënaqshme nga biznesi.
“Sinqerisht biznesi që administroja ishte një histori suksesi. Punoja ditë e natë”, tregon Adelina.

“Sinqerisht besova në programin e rilindjes, madje e votova sepse premtuan uljen e taksave, por ndodhi e kundërta”, thotë M.
Rreth një vit më parë ky biznes u vizitua edhe nga Erion Veliaj, i cili premtoj fond për nxitjen e punësimit, gjë që rezultoi mashtrim.
“Rritja e energjisë elektrike, si dhe dyfishimi i taksës solli falimentimin e fasonit. Të paktën 100 punonjëse tashmë janë të papunë”, vijon ajo.

“Isha mirë e bukur. Të paktën 500 euro në muaj nxirrja nga puna e përpunimit të kartonit, por tashmë po diskutoj bukën e fëmijëve”, thotë Sherifeja.
Për të, falimentimi i ka shkaktuar një dramë, sepse nuk ushqen dot fëmijët, pasi edhe burri është i papunë.
“Ishim keq përpara 23 qershorit 2013, por sot jemi keq e mos me keq. Këtë e mundësoj Erioni dhe rilindja e tij. Edhe ndihmën ekonomike pa hoqën, sepse sipas tyre unë jam e aftë për punë”, shprehet Sherifeja e revoltuar nga zhgënjimi i premtimeve bosh.

“Erioni është një kokërr mashtruesi. Unë nuk marrë vesh se si funksion një biznes, megjithatë jam e bindur se unë e humba vendin e punës nga rritja e taksës së rilindjes”, thekson Sherifeja dhe sakaq largohet drejt banesës së saj.

“Po e fillojmë nga Gjirokastra turin ‘Punë e mbarë’ për t’i treguar të gjithë shqiptarëve se kush janë përfituesit dhe 3 mijë të punësuarit nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Sepse taksapaguesi duhet ta dijë se kush po ndihmohet me taksat e tij”, deklaronte Erion Veliaj, rreth një vit më parë.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












