Për shkak të abuzimive masive me mungesën e kontrolleve, sistemi i Shengenit po vihet në pikëpyetje
Të shkosh nga Lisbona në Athinë, nga Palermoja në Stokholm pa u kontrolluar asnjë herë në kufi…, sistemi i Shengenit e ka bërë të mundur këtë. Marrëveshja e Shengenit është një nga arritjet më të mëdha dhe më të pëlqyera të BE-së.
Por i dashur Shengeni është edhe për njerëzit për të cilët kjo lloj lirie nuk ishte menduar fillimisht, për shembull, për emigrantët nga vende që nuk janë anëtare të BE-së. Ata hyjë në BE, për shembull në Itali, dhe pastaj – shpesh me miratimin e autoriteteve lokale – shkojnë në veri, për shembull, në Austri apo Gjermani. Në fakt, çdo refugjat duhet të regjistrohen në vendin ku hyn në BE. Por pasi hyn një herë në zonën Shengen, ai ka një shans të mirë për t’u shpëtuar kontrolleve.
Askush nuk dëshiron të rikthehen radhët e gjata të makinave te pikat kufitare

Gjatë kontrolleve u konstatuan edhe delikte me droga dhe shkelje të së drejtës për azil. Andreas Scheuer, sekretari i përgjithshëm i partisë bavareze CSU, u ankua në gazetën “Bild”.
“Kufiri i jashtëm i BE-së është plot me vrima, dhe fqinjët tanë kthejnë kokën mënjëanë. Nëse krerët e BE nuk do të lejojë sërish kontrolle të konsiderueshme kufitare, ata e bëjnë veten bashkëpunëtorë të kontrabandistëve, të trafikantëve dhe të kriminelëve të tjerë”.
Eurodeputetja Monika Hohlmeier (CSU) thotë për DW-në se Shengeni është një sukses i madh dhe askush nuk do që në pikëkalimet kufitare të ketë përsëri radhë makinash, por se ai nuk duhet të jetë si verdikt absolut për mungesën e kontrolleve.
Presion nga Franca, Italia dhe Danimarka

Edhe Marine Le Pen kërkoi pas atentatit të Parisit në fillim të vitit rifutjen e kontrolleve. Sipas një ankete të fundit të majit 60 % e francezëve janë pro rifutjes së kontrolleve dhe skeptikë ndaj Shengenit.
Edhe në Danimarkë, ku me 18 qershor zgjidhet parlamenti i ri, kjo temë luan rol të madh. Partia Popullore Daneze, parti e djathtë dhe kritike ndaj BE-së, që pritet të fitojë 20% të votave, është pro mbikëqyrjes dhe kontrollimit të kufirit me Gjermaninë. Në vitin 2011 kjo parti që ishte partnere në koalicion, arriti të fuste përkohësisht kontrolle doganore për makinat që vinin nga Gjermani, gjë që shkaktoi zhurmë në Berlin dhe në Bruksel.
Eurodeputetja Monika Hohlmeier është pro kontrollit masiv të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për më tepër mundësi për të kontrolluar edhe kufijtë e brendshëm në formë sondazhi.
Gardh i ri në Hungari?

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











