Kinë, Partia Komuniste numëron 88 milionë anëtarë

Shares

Partia komuniste kineze (PKK) njoftoi se numëronte deri në fund të vitit të kaluar 88 milionë anëtarë, një numër në rritje me 1,3 për qind shënuar nga një ulje e ritmit të rekrutimeve.
Ky njoftim u bë nga shtypi zyrtar kinez para 49-vjetorit të themelimit të PKK-së, në korrik të vitit 1921 në Shangai, një ditë që festohet tradicionalisht në Kinë më 1 korrik.
Partia në pushtet që prej vitit 1949 numëron sot më shumë se shtatë milionë punonjës, 26 milionë fermerë dhe më pak se një e katërta gra.
Efektivët e Partisë Komuniste kineze përbëjnë të paktë shtatë për qind të popullsisë në Kinë, që numëron një miliardë e 370 milionë banorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...