Greqia në referendum, vendos sot – do të qëndrojë apo jo në BE

Shares

Grekët janë duke votuar këtë të dielë nëse do të pranojnë masat shtrënguese të huadhënësve ndërkombëtarë në këmbim të një programi të ri ndihme, në referendumin e shumëdiskutuar, që pritet të përcaktojë nëse Greqia do të largohet nga Eurozona apo jo, pas më shumë se 7 vite vuajtjesh ekonomike.
Grekët janë të ndarë nëse do të pranojnë ofertën e BE-së, FMN-së dhe BQE-së, të cilën kryeministri Alexis Tsipras e quan “poshtëruese”, ndaj dhe ka ftuar popullin e tij ta refuzojë atë. Nga ana tjetër investitorët dhe ligjbërësit europianë thonë se një refuzim i tillë do t’i tregonte Greqisë daljen nga zona e monedhës së përbashkët, duke destabilizuar më tej ekonominë globale dhe tregjet financiare.
Qeveria i ka bërë thirrje votuesve që të votojnë “jo” ne këtë referendum.
Janë 9.8 milionë qytetarë të Greqisë që do ti drejtohen kutive të votimit.
Qendrat e votimit u hapën në 07:00 sipas kohës lokale. Kutitë e votimit do të mbyllen në 18:00 të pasdites, ndërsa projeksionet e para të votave pritet të dalin vetëm 1 orë më pas. 4 sondazhe të publikuara të premten nxorrën votën ‘Po’ në avantazh por shumë të ngushtë kundrejt ‘Jo’-së. Të gjitha rezultatet ishin brenda kufirit të marzhit të gabimit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...