Arsimi, ushqimet dhe komunikimi ndikuan në rritjen e çmimeve të konsumit në muajin qershor nga një vit më parë me 1,4 %, ndërsa Indeksi i çmimeve të konsumit (ICK) arriti 118,1 % kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100).
Në muajin qershor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,4 %, ndërsa një vit më parë ishte 1,5 %.
Ndikimin kryesor në ndryshimin vjetor të çmimeve në qershor e dhanë grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,07 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,25 pikë përqindje.
Edhe çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” kontribuuan me +0,14 pikë përqindje, “Komunikimi” me +0,06 pikë përqindje, ndërsa të grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Transporti” kontribuuan me nga -0,07 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kontribuuan respektivisht me -0,06 pikë përqindje dhe -0,04 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin qershor 2014, rritja më e madhe e çmimeve u vu re në grupet “Shërbimi arsimor” me 10,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,0 %, “Komunikimi” me 2,2 %, etj.
Brenda një viti, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,7 % dhe brenda tij më shumë janë rritur çmimet e nëngrupit “fruta” me 13,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 8,8 %, “peshk” me 3,6 %, “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 0,7 %, etj. Për shkak të sezonit, çmimet e nëngrupit “qumësht djathë e vezë” u ulën me 2,9 % pasuar nga nëngrupi “vajra dhe yndyra” me 1,3 %, nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 1,4 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është -1,1 %.
Krahasuar me muajin maj 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti “ me 3,1 % pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,3 %. Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” me 0,4 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i euro-diezelit u rrit me 2,1 % dhe çmimi i benzinës u rrit me 1,6 %.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












