Në kushtet kur teknologjia po përparon me hapa shumë të shpejt, duket se kjo industri tashmë është kthyer në një mjet mjaft të fuqishëm për të konkurruar në botë.
Tashmë janë dy gjigantë të cilët ndeshen mes tyre me anë të prodhimeve të tyre robotike. Në fakt është Kompania Japoneze “Soidobashi Heavy” dhe kompania amerikane “Mega Bots”, të cilat janë krijuese të robotëve gjigantë luftarakë, që mesa duket do të përplasen në luftime mes tyre.
Kjo gjë është njoftuar me anë videove që kanë lëshuar në youtube kompanitë përkatëse, ku pranojnë zyrtarisht duelin mes tyre, i cili do të kryhet në një pikë të papërcaktuar të së ardhmes.
Robotët janë disa këmbë të gjatë e pilotohen nga qeniet njerëore. Kompania amerikane “Mega Bots”, është shprehur se shpreson që roboti i tyre “Mark 2”, me vlerë të madhe , mund të mundë robotin japonez “Kuratas”, i cili ka vlerë më të vogël.
Nga ana tjetër është kompania japoneze e cila shprehet se, “Ne nuk mund ta lejojmë një vend tjetër të fitojë këtë garë. Robotët gjigantë janë prodhim i kulturës japoneze”.
“Mega Bots” lëshoi sfidën me anë të një video në youtube më 30 qershor.
Është e paqartë se kur nis përballja mes dy robotëve, por besohet se brenda një viti ajo do të ndodhë.
Gui Cavalcanti, bashkë-themelues i “Mega Bots”, tha për “Huffington Post” se të dy kompanitë janë duke punuar në logjistikë tani. Disa thonë se ngjarje të tilla si këto mund të përfaqësojnë të ardhmen e sportit.
“Kjo është ajo që ne duam. Ne duam që njerëzit ta shohin këtë luftë, dhe të kërkojnë që ky të jetë një sport,” tha Cavalcanti për “Huffington Post”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












