5 ekstremistë islamikë në prag të kryerjes së një tjetër sulmi terrorist ndaj turistëve në Tunizi janë qëlluar për vdekje.
Të 5 personat janë vrarë nga forcat special tuniziane ndërsa mijëra turistë britanikë u larguan nga vendi i Afrikës së Veriut pas alarmit të sigurisë.
Kompanitë e pushimeve filluan të çojnë nëpër shtëpi 3000 njerëz pasi Zyra e Jashtme paralajmëroi për një tjetër sulm të rrezikshëm të ISIS.
Forcat e sigurisë ndoqën 8 persona të ISIS që dyshoheshin se ishin gati të kryenin një tjetër akt të përgjakshëm ndaj turistëve, me 5 nga militantët të qëlluar për vdekje. 3 të tjerët janë arratisur dhe janë ende në kërkim.
Sulmi ishte gati te ndodhet vetem disa jave pas vrasjes se 38 personave ne plazhin e Tunizise nga Seifeddine Rezgui.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












