Vrasja në malin e Gramozit, “nën kujdesin” e policisë

Shares

Nw foto, autori i vrasjes Abas Isai

Autori i vrasjes së bariut në malin e Gramozit, Abaz Isai u dorëzua pa rezistencë te forcat e policisë, pas negociatave mes policisë dhe familjarëve.

Abaz Isai vrau në pabesi, nga pas shpine dhe ndërsa ushqehej, bariun 26-vjeçar, Marjo Laho.

viktima mario

Viktima, Marjo Laho

Sipas një interviste zhvilluar me xhaxhai e viktimës nga Panorama, shkak për vrasjen ka qënë një ngatërresë mes dy barinjve për kullotat.

“Ndodhi për një grusht bar, kur i thonë fjalës. Me autorin kishte pasur para disa ditësh fërkime i ati i Marjos. Ai kishte nxjerrë lopët në kullotë në mal dhe zotëria ishte grindur me të se pretendonte që ishte kullota e tij. A thua ka pronar mali?! Gjithsesi vëllai im e anashkaloi këtë gjë që të mos kishte probleme, por dje, kur Marjo kishte qenë në Ersekë, ai i ishte kthyer edhe djalit, sepse punonte si bari në një stan dhe i lëshonte lopët që të kullosnin. Pastaj ndërhyri policia dhe u zbutën gjakrat, me idenë se kjo grindje ishte mbyllur me kaq. Marjo më tej shkoi në punë, kur morëm vesh se kishte ndodhur gjëma. Konflikti ka zgjatur për disa ditë”.

Vrasja ka ndodhur edhe spe pak kohë më parë policia kishte provuar pajtimin dy familjeve që ziheshin për cështjen e kullotave. Ja cfarë thotë xhaxhai në vijim të intervistës.

“Po të ishin marrë masat si duhet, nuk do ta kishin vrarë djalin me kafshatën e bukës në gojë. Tani ç’na duhet se çdo të bëjë shteti e policia. Ne na e vranë. E dimë se kush e bëri dhe pse e bëri. Ata i thirrën njëherë të dyja palët në polici për t’i sheshuar gjërat, thanë se i pajtuan dhe ja rezultati. Për ne tani s’ka asgjë tjetër”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...