Në foto: Jon Snow tek filmi Game of Thrones
Një mini periode akullnajore do të prekë tokën rreth vitit 2030. Lumenj si Tamizi munden që të ngrijnë gjatë kësaj periudhe.
“I ftohti po vjen”, shkencëtarët parashikojnë që pas 15 vjetesh toka mund të preket nga një mini periudhë akullnajore që do të provokonte dimër shumë të ftohtë. Lumenjë të shumtë si Tamizi mundet që në këtë periudhë të kthehen në akull. Shkencëtarë të Universitetit të Northumbria në Newcastle kanë gjetur një mënyre studimi për ciklin e diellit. Kjo i lejon ata që të japin një parashikim me një precizion të qartë.
Mendohet që aktiviteti i diellit në këtë periudhë të zbresë me 60 për qind.
Shkencëtarët britanike shpjegojnë se disa “levizje të lehta” në brendësi të diellit munden të anullohen ndërmjet viteve 2030 dhe 2040, çka do të sjellë një minimum të ndikimit të diellit. Sipas këtij modeli aktiviteti i diellit do të zbriste me 60 për qind. Dhe ky zvogëlim i intensitetit diellor duhet të provokojë disa vite akullnajash të tilla që toka i ka njohur ndërmjet viteve 1646 dhe 1715.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












