Takime kokë më kokë të Tsipras me Merkel dhe Hollandë, ende në lojë 2 mundësi

Shares

Samiti i Eurozonës ka rifilluar punën e vet pasi u pezullua përkohësisht për të mundësuar udhëheqësve takime vec e vec me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Tsipras u takua me kancelaren gjermane, presidenti francez dhe presidentin e BE-së për të diskutuar mënyrën se si mund tia dalin që të përmbylin një marrëveshje deri në fund të mbrëmjes së sotme.

Liderët evropianë të zonës euro janë duke diskutuar propozimet e reja të paraqitura nga ministrat e tyre të financave.

Një draft i paketës sugjeron që Greqia mund të largohet përkohësisht nga zona euro, nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje mbi një plan shpëtimi.

Dokumenti me katër faqe thotë se “Greqisë duhet të ofrohet mundësia e largimit nga zona e euros deri në ristrukturimin e mundshëm të borxhit”.

Një tjetër sugjerim është krijimi i një fondi të pavarur, në të cilën do të transferohen pasuritë e vlefshme greke … për t’u privatizuar me kalimin e kohës dhe të ulur borxhin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...