Shpëtimi i Greqisë, 80 miliardë euro

Shares

Pas arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Eurogrupit, kanë ardhur dhe reagimet e para të liderëve europianë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, duke thënë se 80 miliardë euro do të jetë ndihma financiare në këmbim të reformës së plotë të pensioneve dhe disa ndryshimeve të tjera thelbësore. “Situata në Greqi është e tensionuar, por është në interesin e Greqisë të zbatojë marrëveshjen. Mendoj se besimi mund të rifitohet”.
Duke e cilësuar si një luftë të ashpër, Tsipras tha: “Morëm përsipër përgjegjësinë për vendimin e shmangies së planeve ekstreme nga rrethet konservative europiane. Arritëm të ristrukturonim borxhin dhe të siguronim një financim afatmesëm”.
Marrëveshja e arritur në samitin e lartë të Eurozonës për të nxjerrë Greqinë nga kriza, është vlerësuar edhe nga presidenti francez, Francois Hollande.
 “Ishte një vendim i guximshëm nga ana e Tsipras. Ai kërkoi për reforma të tjera, por në të njëjtën kohë e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë financimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...