Lara Abdallat nuk është thjesht mbretëreshë mesatare e bukurisë. Ajo ishte Miss Jordania në vitin 2010 dhe shoqëruesja e parë e Miss Arabisë në vitin 2001, por ajo ka vendosur që ta braktisë karrierën e saj në konkurset e bukurisë, për të bërë diçka më kontroverse dhe më të rrezikshme
Abdallat po i lufton grupet e ISIS-it dhe ekstremistët islamik si “haktiviste” (Haktivizëm – përdorimi i lidhjeve të internetit për një agjendë të caktuar politike”), me Ghost Security, një organizatë internacionale kundër terrorizmit e lidhur me ndjekjen e aktiviteteve të dyshimta në internet.

Si aktivitete në botën e teknologjisë informative, ato janë vështirë të spiunueshme. Duhet zotësi e madhe teknologjikë që të ndërhyhet në këtë territor të errët dhe të vrazhdë.
“Më është mërzitur fakti që sa herë i lexoj lajmet çdo ditë në mëngjes dhe shoh se qindra mijëra njerëz janë vrarë. Kjo gjë është bërë frustruese. I thashë babait tim se dua të shikoj televizion dhe të shoh diçka të gëzueshme”, ka thënë Abdallat.

“Misioni ynë është që të eliminojmë praninë online të grupeve ekstremiste islamke si ISIS, Al-Qaeda, Al-Nusra, Boko Haram dhe Al Shabaab. Ne përpiqemi që ta pengojmë rekrutimin e tyre për të organizuar aktivitete ndërkombëtare terroriste”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












