Ujë me trangull, për humbje të shpejtë të peshës

Shares

Fetat e trangullit të shtuara në ujë të freskët bëjnë një pije të mrekullueshme e cila është shumë e suksesshme në luftën kundër peshës së tepërt.
Uji i trangullit është një zëvendësim i shkëlqyer, i shëndetshëm dhe aromatik – plus, është shumë i dobishëm për humbje peshe.
Në qoftë se dëshironi të humbni peshë, mënyra më efikase për ta bërë këtë është duke konsumuar sasi të mëdha të ujit të kastravecit.
Uji përmban zero kalori, ndërsa një trangull më pak se 50, që nënkupton se fetat e trangullit në një gotë me ujë të freskët kanë më pak kalori se një gotë ujë me gaz apo lëng molle.
Ju përmes kësaj pije do ta balanconi edhe oreksin. Kur jeni të dehidratuar, dmth të etur, ju vdisni edhe për ushqim. Uji i trangullit jo vetëm që e hidraton trupin tuaj, por gjithashtu ju mban edhe të ngopur. Kjo është arsyeja pse kjo pije është e dobishme për humbje peshe.
Përveç këtyre të mirave, kjo pije ka një efekt të madh edhe në hidratimin e lëkurës.

Si ta përgatitni?
1 trangull të freskët
2 litra ujë

Lani me kujdes trangullin e freskët në mënyrë që të jetë i pastër dhe bakteret t’i jenë larguar të gjitha. Prisni atë në feta të holla me apo pa lëvore. Vëni fetat në një gotë me ujë të freskët. Lëreni të qëndrojë gjatë natës ose për disa orë. Më pas pini atë me një limon.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...