Ka 4 ditë që policia shqiptare është përfshirë në një prej skandaleve më të mëdha të saj nëpërmjet fshehjes së vrasjes në aksident të një gruaje, humbjes së 100 mijë eurove që ajo kishte me vete, gjithë sendeve personale dhe ndërkaq bërja biznes me trupin e viktimës në spitalin e Durrësit.
Ende policia shqiptare, ministria e Brendshme, ministri Tahiri nuk kanë një përgjigje për familjarët e viktimës. Ende nuk ka një të ndaluar apo arrestuar nga zinxhiri i policëve që u përfshinë në skandal dhe end enuk ka nisur një hetim për cështjen.
Cfarë pakti ka mes policisë, personave të përfshirë në aksident, zhdukjes së parave dhe fshehjes së lajmit?
A është e besueshme më policia për ta thirrur në vendin e ngjarjes apo krimit? Me kë kemi të bëjmë kur jemi në hall dhe i biem telefonit të policisë shqiptare?
C’kuptim ka komisariati dixhital kur komisariati analog i bashkohet një krimi të mundshëm, vrasjen e Bujanës para aksidentit, ose vjedhjen e Bujanës pas vrasjes në aksident.
A ka ndonjë polic në punë në komisariatin e Kavajës, drejtorinë e Tiranës, ministrinë e Brendshme që të japë një përgjigje për familjarët, për qytetarët?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












