Ligji i prokurores Felaj, kush shmang kasën shkon në burg. Sherri me Shkelqim Canin

Shares

Pronarët e bizneseve që nuk përdorin kasën mund të rrezikojnë burgun që nga muaji shtator i këtij viti, nëse parlamenti do të miratojë disa ndryshime ligjore që synojnë disiplinimin fiskal të ekonomisë së vendit.

Sipas këtyre ndryshimeve ligjore çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë.

Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg.

Ka pasur dy variante për këto ndryshime, një nga ministria e Financave që kishte propozuar rritje të masave ndëshkimore dhe gjobave, por jo ndjekje penale për bizneset.

Ndërsa varianti i dytë, ai më i ashpri që parashikon burgun, është përgaditur ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila drejtohet nga prokurorja Ermonela Felaj.

Pritet që qeveria do të miratojë pikërisht këtë variant.

Lidhur me masat ndëshkimore për kasat ka pasur një debat mes dy ministrive, asaj të Financave dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin. Debati lind për faktin nëse është e mundur që për shkelje administrative sic është shmangia e kasës të ketë dënime penale. Por kësja here Cani nuka ia ka dalë të dobëasojë sadopak frymën e reformave përmes ndëshkimit që po kryen qeveria e majtë.

Ndërkaq beteja e shtatorit që ka paralajmëruar Rama pak ditë më parë do të zhvillohet kryesisht ndaj biznesit vogël dhe të mesëm. Biznesi “VIP” nuk do të ketë më kontrolle tatimore të befta. Inspektorët tatimorë do të shkojnë në dyert e bizneseve të mëdha vetëm në bazë të analizës së riskut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...