Luçiano Boçi paralajmëron reagime të forta në tetor kundër Ligjit të Arsimit

Shares

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka goditur sot nëpërmjet një shkrimi te e përditshmja më e madhe në vend, Panorama, darken zyrtare qe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka shtruar me rastin e votimit të ligjit të Arsimit të Lartë në parlament.

“Miratimi i tij apo i të tjerëve si ai, nuk mund të konsiderohet si kulmi i një fitoreje politike dhe të meritojë shampanjën. Madje, sfida politike nis pikërisht fill pas miratimit dhe vënies së tij në veprim. Në këtë aspekt, darka festive nuk duket në vendin e duhur. As e arsyeshme dhe as korrekte, si gërshetim i histerisë politike me naivitetin e konfirmimit të interesave të ngushta”, thekson Boçi.

Në vijim deputeti demokrat, ndërkohë edhe në komisionin parlamentar të Edukimit paralajmëron reagime të forta në tetor kundër ligjit.

“Mundësia e kthimit të tij nga ana e Presidentit, është e madhe. Vetë Forumi për Liri Akademike dhe grupimet studentore, sikurse PD-ja, kanë paralajmëruar ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, gjë që vë në diskutim legjitimitetin e tij.

Ndërsa probabiliteti i vazhdimit të protestave të studentëve kundër tij në tetor është rritur ndjeshëm. Si e tillë, darka mbart gabimin me vete. Ndërkohë ai shënohet si një ndër ligjet më të kundërshtuar dhe më të anatemuar. Bota akademike në shumicë e ka kontestuar dhe kritikuar thelbësisht. Studentët kërkojnë rrëzimin e tij. Opozita e refuzoi votimin e tij. Opinioni në tërësi e vë në dyshim. Në këtë atmosferë aspak të denjë për festim, ai duket që konsiderohet si ligj i gabuar”, shkruan deputeti i PD, Luçiano Boçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...