Ish nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, deklaroi sot se Monumenti i Pavarësisë është në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qënë në inventarin e Bashkisë Tiranë. Mirëmbajtja e tij i takon Ministrisë së Kulturës, ndërsa ruajtja e tij, vetëm 50 metra larg zyrës së Tahirit, është përgjegjësi direkte e ministrit të Brendshëm.
Monumenti është grabitur dhe më pas nuk është mirëmbajtur, dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Kumbaro dhe Tahiri.
Në vijim Bozdo tha se Bashkia e Tiranës nuk ka aspak lidhje me 700 ton bronx që sipas Veliajt i mungokan Kryeqytetit. Bashkia nuk ka lidhje aspak me bronxin, nuk e ka në inventarin e saj. Është absolutisht një trillim i ulët i Veliajt!
Ndërsa lidhur me çështjen e gjendjes financiare, Bozdo tha se ky pretendim shënon gjithashtu gënjeshtrën e radhës: Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe në arkën e saj janë afërsisht 550 milionë lekë të reja (rreth 190 mln lekë nga DP Tatim Taksave(qendrore), rreth 300 milionë lekë nga UKT si agjent i fiskal i BT, dhe rreth 50 milionë lekë në gjendje kesh. Pra afërsisht 5 milionë USD kesh, që mbulojnë edhe 3 muaj pagat e plota të BT, dhe që përbëjnë rreth 10% të buxhetit të saj. As që mund të mendohet një situatë më e favorshme financiare!
Veliaj duhet ta dije mirë se Rama e la Bashkine e Tiranës me 80 milionë USD borxhe, dhe as edhe me një kacidhe lek, për të paguar qofte edhe një ditë rrogë të një punonjësi të vetëm, deklaroi Enno Bozdo, i cili dy ditë më parë i dorëzoi edhe bashkinë Erion Velisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












