Itali, shqiptari kërkohej për lidhje me mafian, kapet me kokainë në Raguza

Shares

Shqiptari trafikant i lëndëve narkotike, njëherazi anëtar i bandave mafioze, 31-vjeçari Astrit Zhuri, është arrestuar nga policia financiare e qytetit të Raguzës.
Astrit Zhuri ishte i kërkuar nga Policia italiane me urdhër arrestimi të Prokurorisë së Venecias. Astrit Zhuri ishte i përfshirë në listën e 68 persona të kërkuar në kuadër të operacionit të koduar “Tsunami” të vitit 2008, si anëtar i dy organizatave kriminale me lidhje me mafian siçiliane “Kosa Nostra”. Gjatë arrestimit,  në banesën e tij në qytetin e Venecias u gjetën 3 pako kokainë të fshehura nëpër kanalet e kornizave të dritares.
Astrit Zhuri jetonte në Itali pa dokumenta të rregullta qëndrimi dhe përdorte emrin Edmir Zhuri në llogaritë e tij bankare.
Operacioni “Tsunami” ishte shtrirë në rrethinat e Milanos, Palermos, në Katania, Reggio Calabria, Caltanissetta, Salerno, Lecce, Siracusa, Varese, Vibo Valentia e Enna.
Astrit Zhuri si dhe personat e tjerë të listës “Tsunami konsiderohen trafikantë droge e anëtarë të klaneve mafioze “Dominante” e “Piscopo” me lidhje të drejtpërdrejta me “Kosa Nostran”siçiliane.
Baza e tyre operative ishte qyteti i Vittorias në provincën e Raguzës. Ndaj A. Zhurit  ekziston dënimi me 4 vjet e 7 muaj heqje lirie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...