Një vajzë ka gjetur nënën e saj për të cilën mendonte se kishte vdekur, rreth 71 vjet pas ndarjes me nënë e saj tashme 92 vjeçe, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nëna një italiane që kishte shkuar të punonte në Gjermani gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore kishte mbetur shtatzëne me një ushtar Gjerman që ishte i martuar. Vajza e lindur nga kjo lidhje i ishte marrë që nga lindja dhe nëna është kthyer e vetme në Itali në fund të luftës.
Babai ma kishte ndaluar që të kërkoja nënën thotë e bija, por vitin e kaluar babai saj ka vdekur. Edhe pse mendonte se nëna e saj kishte vdekur ajo ka provuar të bjerë në gjurmët e saj. Me ndihmën e një qendre kërkimi gjermane dhe të Kryqit të Kuq Italian ajo e ka mësuar që nëna e saj jetonte akoma dhe ajo ka mundur ta takojë atë në periferi të Bolonjës ku jeton tashmë në moshën 92 vjeçe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












