Policia e Francës ka arrestuar një biznesmen i cili dyshohet të jetë pjesë e kontrabandistëve të cilët dërgonin ilegalisht emigrantë në Britani. Sipas gazetës Telegraph, biznesmeni, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është personi shtatë i arrestuar nga operacioni i madh mbi bandën shqiptare të trafikimit të emigrantëve.
Policia e Francës arriti që të vinte nën pranga ditën e djeshme katër shqiptarë dhe dy gratë franceze që dyshohet se trafikonin emigrantë shiptarë nga Franca në drejtim të Britanisë.
Për këtë ka reaguar edhe eurodeputeti britanik, Mike Hookem, i kërcënuar nga anëtarët e bandës me pistoletë, i cili ka akuzuar autoritetet e zonës së Calais: “Nëse akuzat rreth një biznesmeni janë të provuara kjo do të thotë se francezët kanë një problem të madh”.
Ndërsa ish-kryebashkiaku i Téteghem, Franck Dhersin tha se është e vështirë që të ndalohen makinat e tyre, pasi ata i dinë ligjet në Francë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












