FOTO GALERI/ Fotografohen kafshë të rralla në malet shqiptare

Shares

Image GalleryMali i Munellës në Pukë rezulton të jetë masivi pyjor më i pasur i Shqipërisë. Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) në kuadër të kërkimeve për Rrëqebullin e Ballkanit, një specie në zhdukje, ka arritur në përfundimin që jo vetëm që Munella është streha e Rrëqebullit, por në këtë masiv pyjor ka prezencë të shumë kafshëve të tjera, si: Ariu, Ujku, Macja e egër, Kaprolli dhe disa kafshë të tjera të egra.
Të rinjtë e Organizatës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyrorë të Shqipërisë, dhe kryesisht klubi i Rrëqebullit pranë kësaj organizate, punojnë prej dy vitesh duke arritur në përfundimin e suksesshëm së Rrëqebulli, kjo kafshë ekstremisht e rrezikuar jo vetëm që ndodhet në këtë masiv, por ajo dhe mund të shtohet si pasojë e prezencës së dy gjinive të Rrëqebullit të Ballkanit.
Për t’ia arritur kësaj në Munellë, në një hapësirë prej rreth 300 km katrorë, u përdoren 44 kamera-kurthe të shpërndara në çdo shteg përmes të cilave u arrit që t’i jepej përgjigje kërkimit mbi Rrëqebullin e Ballkanit.
Pavarwsisht dëmtimeve kolosale që i janë shkaktuar masivit gjigant të Munellës, ky i fundit vijon të jetë i pasur jo vetëm si zona më e pasur bakërmbajtëse në Shqipëri, por edhe nga prezenca e shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, ndër të cilat edhe ata që rrezikojnë zhdukjen.
Për këtë shkak specialistet shtrojnë si domosdoshmëri jo vetëm dhënien fund të prerjeve të paligjshme në pyjet e kësaj zone, por dhe shpalljen zonë të mbrojtur si rezervat natyror, pjesë e të cilit është dhe Rrëqebulli i Ballkanit, i shpallur kafshë e mbrojtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...