Një i ri shqiptar akuzohet për vrasjen e shokut të tij rus në Itali. I dyshuari është shqiptari 22-vjeçar, Martin Gjeloshi, i cili mendohet të ketë vrarë shokun e tij rus Andrey Goncharov. Shqiptari është vetëdorëzuar në polici, pak pasi karabinierët kishin shkuar në banesën e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në apartamentin e një të riu boshnjak në Farenza, afër Ravenna-s, rreth orës 21:45. I riu boshnjak kishte ftuar në shtëpinë e tij tre shqiptarë dhe viktimën 20-vjeçar, apsi prindërit i kishte me pushime. Sipas të dhënave të policisë, të rinjtë do të luanin basketboll. Por pasi boshnjaku u ka hapur derën të rinjve, u ka thënë atyre që të prisnin pasi të mbaronte lojën në PlayStation. Në atë moment, shqiptari i ka marrë armën rusit, i cili e mendoi armën bosh dhe i qëlloi atij në tëmth nga një distancë shumë e afërt. I riu rus mbeti i vdekur në vend, me cigare në gojë.
Policia sekuestroi pistoletën tip “Beretta” 7.65, e cila rezultoi e vjedhur disa orë më parë në Imola.
Nga hetimet që kreu Policia e Ravenës, rezulton se nuk ishte fjala për një vetëvrasje. Pak para krimit, të rinjtë kishin postuar një foto në rrjetin social FB, duke pirë birra e cigare sëbashku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












