Zbulohet një qytezë antike në Berat

Shares

Arkeologët shqiptarë, bashkë me ata gjermanë kanë zbuluar një qytezë antike të quajtur Dimal në fshatin Bistrovicë të Beratit. Kjo qytezë antike daton nga shekulli V-VI të erës sonë.
Arkitektja dhe Prof.Asoc Belisa Muka tha:
“Tashmë njohim kompleksin kishtar, të cilës i përket baptisteri që datohet që në shekullin e V  a të VI. Gjithashtu informacion i rëndësishëm vjen edhe nga nekropoli, i cili është nekropoli i fazës më të hershme të shekujve 3 – 2 para erës tonë me një material shumë të pasur”.
Ndërsa specialisti i dizenjimit të objekteve të arkiologjisë, Ilir Zaloshnja  thotë: “
Deri tani neve mendojmë që kemi indentifikuar tre nekropole, por jemi përqëndruar tek nekropoli na duket më interesant i pjesës verilindore të qytetit, ku bashkë me skeletet gjejmë dhe objektet e një rëndësie shumë të veçantë siç janë enët”. 
Objektet e zbuluara bashkë me dokumentacionin dhe restaurimin e tyre do të ekspozohen në një ekspozitë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...