Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për çështjen e azilkëkruesve në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.
“Nuk mund ti japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim. Ankthi i ekonomisë nuk është arsye për azil”-u shpreh Merkel.
Kancelarja gjermane bëri thirrje që problemi i azilkërkuesve të ketë një zgjidhje europiane.
“Vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik. Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, në të kundërt nuk mund të ndihmojë ata që kanë më shumë nevojë. Një politikë e përbashkët europiane për azilkërkuesit menjëherë pas shpëtimit të Greqisë, është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë së bashku. Gjithashtu duhet të kemi një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës”- tha Merkel.
Merkel foli edhe për dhunën e ushtruar ndaj refugjatëve, duke bërë thirrje që të respektohen të drejtat themelore të njeriut, pavarësisht se ata janë refugjatë në Gjermani. Ajo tha: ”
Gjermania nuk është “pushtuar” nga emigrantët, por nuk është as se duhet të vijojmë normalisht sikur s’ka ndodhur gjë. Duhet të mobilizohet i gjithë personeli për regjistrimin e refugjatëve, të rritet numri i tyre. Tendat të zëvendësohen me kontenierë. Dhuna e shtuar ndaj strehimeve të refugjatëve nuk ia vlen. Nuk ka justifikim. Çdo person i cili vjen në Gjermani duhet të trajtohet sipas të gjitha të drejtave të njeriut. Ky angazhim nuk ka të bëjë fare me faktin që azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor nuk kanë pothuasje asnjë shans për azil.”
Gjatë intervistës ajo foli edhe për një vizitë që ajo do të zhvillojë në një kamp refugjatësh, por sipas saj, prioritare është zgjidhja e problemeve aktuale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












