Në autobusin e linjës që të çon te Tregu Elektrik, dje u dëgjuan shumë zhurma dhe plasi një grindje mes faturinos dhe një prej pasagjereve, e cila nuk paguante biletën, raporton “Gazeta Shqiptare”.
-Unë punoj në ministri dhe ja ku e ke fletëhyrjen.
-Po, jo moj zonjë se në urban nuk mund të udhëtosh me fletëhyrje!
-Shko mor ti, një cop faturino më tregon mua rregullat. Unë punoj në ministri ta marrin vesh të gjithë.
-Zonjë të lutem paguaj biletën, ose zbrit poshtë!
-Unë nuk e paguaj, sepse e kam paguar me taksa në shtet.
Hidhet një bashkudhëtar dhe i thotë.
-Më fal moj zonjë, ne jemi pa punë dhe e kemi paguar. Ju përse kundërshtoni!?
-Sepse ju jeni popull. Unë punoj në ministri dhe jam më e lartë se ju.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












