Itali, në pranga 2 shqiptarë për trafik droge, njëri i dyshuar si pjesë e klanit mafioz Molè

Shares

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e dy shtetasve shqiptarë B.A, 35 vjeç dhe R.A 7-vjeç. janë gjetur në një valixhe dhe sekuestruar 14 kilogram marijuanë dhe 1 kilogram hashash.
Sipas policisë italiane, ishin sjelljet e dyshimta të shqiptarëve që lëviznin me këmbë në atë zonë dhe sjellja e nervozuar e tyre pasi policia u kërkoi mjetet e identifikit për të hetuar ndaj dy shqiptarëve.
Gjatë kontrollit nga Policia e Romës,  të dy shqiptarët kanë deklaruar se nuk zotëronin një mjet udhëtimi edhe pse gjatë kontrolllit njërit prej tyre iu gjetën çelësat e një automjeti. Brenda pak minutash policia italiane identifikoi banesën e tyre në Romë në zonën Appio Claudio si dhe automjetin me të cilin lëviznin. Ata gjetën sasinë prej 15 kg lëndë narkotike gjithsej, ku 7 pako përmbanin 14 kg marijuanë dhe 1 kg hashash në paketa të vogla minidose.
Ndaj shqiptarit B.A ekzistonte një urdhër arrestimi lëshuar nga Gjykata e Rexhio Kalabrias me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Kurse ndaj shqiptarit tjetër, R.A rezulton një urdhër mbikqyrje speciale si element i rëndësishëm e mjaft i rrezikshëm, pjesëtar i klanit mafioz Molè të Gioia Taura, në Kalabri.
 R.A ishte ekstraduar drejt Shqipërisë më vitin 2012 dhe  identifikohet si furnizuesi më i madh i kokainës në këtë organizatë mafioze kalabreze.
Shqiptarët e arrestuar akuzohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike e do t’i nënështrohen procedimit penal  të drejtësisë italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...