Një 23-vjeçare shqiptare nga Elbasani ka humbur jetën dhe i fejuari i saj është plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë. Lajmin e kanë të ditur duke burime nga kampi i azilantëve në këtë zonë, si dhe policia lokale dhe mediat qendrore gjermane.
Ela Haziraj, 23-vjeçe, ishte regjistruar tre muaj më parë në një kamp azilantësh në Frankfurt, bashkë me të fejuarin e saj, Saimir Gjokpali, të dy nga qyteti i Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, rreth orës 16:00 në Neustadt/Marburg të Frankfurtit.
Frankfurfter Neue Presse raporton se dy të rinjtë, si edhe një shoqe dhome në kampin e azilantëve ishin në stacion duke pritur trenin, ndërsa në një moment treni i mallrave ka përplaur disa udhëtarë duke i plagosur rëndë. Por fatkeqësisht, 23-vjeçarja shqiptare ka humbur jetën e cila është dërguar në morgun e spitalit lokal.
Çifti Ela Haziraj dhe Saimir Gjokpali kishin aplikuar për azil dhe kishin marr përgjigje negative, teksa autoritetet i kishin njoftuar se do t’i kthenin sërish në Shqipëri. Ata gjendeshin në pritje të riatdhesimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












