Britani, 2 shqiptarë dhe 1 britanik shpërndanin kokainë, dënohen me 18 vjet burg në total

Shares

Gjykata në Britani ka dënuar dy shqiptarë dhe një britanik me 18 vjet burg në total për shpërndarje kokaine.
Gazeta  “Bradford Telegraph and Argus” shkruan se shtetasit shqiptarë janë Klodian Bajrakurti dhe Arif Paca, të dënuar përkatësit me 4 vjet e gjysmë dhe tjetri 4 vjet. Gjatë aksionit policor Clay Hill të Bredfordit në më 23 prill të këtij viti, policia arrestoi 3 shtetasit pasi në banesën e tyre u gjetën një sasi e madhe kokaine që përdorej nga grupi me vlerë 250 mijë paund, si edhe shuma të mëdha parash.
Njëri prej të arrestuarve, Arif Paca kishte shkuar në Britani në vitin 2009 si azilant për t’i shpëtuar gjakmarrjes, dhe ky argument është përdorur në gjyq nga avokatja e tij se ai nuk kishte mundësi punësimi në mënyrë të ligjshme. Por gjyqtari i çështjes nuk e mori parasysh këtë fakt duke e dënuar shqiptarin me 4 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...