VIDEO/ Maqedonia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë emigrantët, 8 të plagosur

Shares

Agjensia e lajmeve Reuters raporton se policia maqedonase ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë emigrantët që kanë hyrë në shtetin maqedonas nga pika kufitare Gjevgjeli e Greqisë. Nga përplasjet mes emigrantëve dhe policëve, kanë mbetur të plagosur të paktën 8 persona.
Pas vendosjes së gardheve me tela me gjemba, si edhe forcave policore e automjeteve të blinduara përgjatë kufijve, rreth 3 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika e kaluan natën mes dy kufijve.
Por, pavarësisht bllokimit të kufijve, një numër prej 300 emigrantësh kanë mundur të kalojnë kufirin, ndërsa policia maqedonase po punon për kthimin e tyre.
Maqedonia shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të emigrantëve që duan të shkojnë drejt Evropës Perëndimore përmes Maqedonisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...