Njihet si ‘mbretëresha e frutave’ dhe përmban shumë të mira shëndetësore, si antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Prandaj rrushi është një frut që përfshihet në Nuk është në shumëshumë receta dietale. Nuk është e thënë që nëpër dieta të përfshihet vetëm rrushi i freskët, mund të konsumohet edhe si lëng, edhe si frut i thatë.
Rrushi përmban antioksidantë që luan rol të rëndësishëm kundër kancerit të zorrës së trashë dhe prostatës, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore, sëmundjes së Alzheimerit dhe infeksioneve virale.
Rrushi nuk përmban sasi të lartë të kolesterolit, ndërsa 100 g rrush të freskët kanë 69 kalori. Është i pasur me minerale si bakri, hekuri dhe mangani. Po ashtu, është burim i mirë i vitaminës C, vitaminës A, vitaminës K dhe vitaminës B, transmeton Gazeta Blic.
Rrushin e freskët mund ta gjeni në secilën stinë. Munë të konsumohet si lëng, në sallatë frutash, nëpër ëmbëlsira dhe mund të kombinohet shumë mirë me të gjithë frutat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












