Për avionin “Aeropakt A22S” të mbushur me hashash e që drejtohej nga piloti Vilson Lamaj autoritetet shqiptare nuk dinin asgjë. Kjo provohet nga deklarata e zyrës së menaxhimit të trafikut ajror shqiptar Albkontrolli. Në te thuhet se avioni “ultralight” nuk është i pajisus me transponder dhe për këtë fakt nuk mund të identifikohet në fluturim nga radarët sekondare shqiptare. Por, ndryshe thonë autoritetet italiane. Sipas materialit të dorëzuar në prokurori, policia italiane ka monitoruar me radarët e saj sekondare të gjithë itinerarin e lëvizjeve të avionit të drejtuar nga i arrestuari Lamaj. Në dosje thuhet se avionit I ishte vendosur një pajisje GPS-i, që tregonte në monitorët e radarëve Italian të gjithë lëvizjet e tij, që nga moment I nisjes nga pista e Aero Club në Ostuni të Puglias e deri në afërsi të fshatit Xhelilaj te Vlores, ku është ngarkuar me hashash për në Itali. Burimet të specializuara thanë për abcneës, se nëse radarët sekondare shqiptare do të ishin në punë ditën e fluturimit, avioni “Aeropakt A22S” do të diktohej prej tyre nëpërmjet GPS-it të vendosur nga policia italiane. Pavarësisht këtyre kontradiktave, provohet edhe njëherë se autoritetet shqiptare nuk kontrollojnë hapësirën ajrore, edhe pse cënohet herë pas here nga avione të vegjël të mbushur me hashash, si ai qe u kap se fundmi ne Itali. Për këtë shqetësim të mosfunksionimit të radarëve sekondare, autoritetet shqiptare kane marre nje leter nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil në vitin 2014 ku kjo cilesohet nje shkelje e rende.
Ne kete document kërkohet në mënyrë urgjente marrja e masave për kontrollin sa me specifik të hapësirës tonë ajrore për të gjitha fluturimet e ulta. Në letër kërkohet plotësimi i kritereve të Organizates Ndërkombëtare te Aviacionit Civil për kontrollin e detajuar të hapësirës ajrore. Por burimet I thane abc news se keto kritere edhe sot nuk janë plotësuar nga autoritetet e avicionit shqiptar.
Ndërkohë mediat kanë raportuar disa herë për avionë të vegjël turistikë të palicencuar që kryejnë shërbime në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Lëvizjet e tyre monitorohen vetëm kur kamera amatore raportojnë për ta.
Prokuroria duhet të shtrijë hetimet e avionëve të drogës edhe në këtë institucion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












