Rama, axhendë të dëmshme jug-veri me socialistët

Shares

Kryeministri Rama sapo ka mbyllyr një takim me deputetë socialistë të veriut të vendit sic i cilëson ai dhe stafi i tij në komunikimet publike apo mediatike. Takimi është zhvilluar në selinë e PS dhe ka pasur lidhje me transformimet strukturore të PS drejt një partie me organizim rajonal.

Prej kohës Rama dhe administrate e tij në PS-së kanë inkurajuar copëzimin e objektivave politike të PS-së. Disa objektiva për jugun dhe të tjera për veriun. Të tjera objektiva për Shqipërinë e mesme.

Dallimi në gjuhë përbën problem po aq sa dallimi në organizim duke krijuar idenë e kantonizimit të vendit, një histori e panevojshme qoftë për një parti politike të madhe aq më pak për objektiva që transferohen nga partia në qeveri.

Edi Rama kryen takime të tilla me objektiva rajonale duke iu përshtatur disa ndarjeve të vendit që më shumë se gjeografike janë ideologjike. Shqipëria është e vogël dhe më përmirësimin e rrugëve mund ti biesh qark brenda një dite. Përvecse e vogël ajo nuk ka dallime të mëdha të kulturës, ekonomisë dhe fluksit të trurit nga një pjesë në tjetër.

Vështirë të kuptohet se a dallon standarti i një grupi socialist në Vlorë nga një tjetër në Shkodër.

Situata bëhet edhe më shqetësuese kur mbledhje të tilla janë pa pikë transparence. Asnjë socialist i veriut nuk e di se cfarë është thënë për socialistët e jugut dhe anasjelltas. Ka një ilegalitet të cuditshëm ndërkohë që puna e PS-së ashtu si edhe partive të tjera është një punë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...