Basha dhe Tahiri, polemika për dy qëndrimet e policisë italiane

Shares

Shefi i opozitës Lulzim Basha ka publikuar mbrëmë deklaratën e policisë italiane që flet për avionin e drogës që kishte fluturuar në Shqipëri pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri postoi intervistën e shefit italianë të interforcës në Shqipëri i cili deklaronte se avioni i drogës nuk kishte fluturuar në Shqipëri më parë.

Postimi i Tahirit:

saimiri avioni i droges postim

Postimi i Bashës:

lul basha avioni droges postim

Si rrallë ndonjëherë policia italiane ka tashmë dy qëndrime që lidhen me një fakt, trafikun e drogës nga Shqipëria me një avion të lehtë që u kap dy ditë më parë nga policia e Torinos.

Një qëndrim i policisë italiane është prej zyrave të saj në Itali që deklarojnë se avioni kryente fluturime klandestine nga Shqipëria në qytete te ndryshme italiane dhe anasjelltas.

Një qëndrim tjetër është prej policëve italianë që janë në Shqipëri që kane versionin se avioni përdorej për transport të brendshëm droge.

Edhe pas dy ditësh nuk ka një qëndrim të qartë të autoriteteve italianë lidhur me këtë fakt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...