Një kryeplak në Tropojë është arrestuar sot nga policia me akuzën e moskallëzimit të krimit.
Adrea Ndou, 37 vjeç, kryeplak i fshatit Palc, në Lekbibaj nuk ka denoncuar mbjelljen e dy parcelave me kanabis në fshatin e tij.
Dy parcelat e zbuluara nga policia përmbanin rreth 100 rrënjë bimë narkotike që janë asgjësuar përmes djegies.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së rrethit për moskallëzim krimi dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia e Korçës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, Vasil Xheli, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi disa pajisje të teknologjisë së lartë që ai përdorte për kultivimin e bimës narkotike kanabis sativa.
Bie në sy që aksionet e policisë shqoërohen me arrestime për ngastra të vogla hashashi ndërkohë që për mijëra rrënjë nuk gjendet asnjë person përgjegjës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











