Erion Veliaj ia ka dalë sot të trondisë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm ata me një mesazh alarmant në pikë të mëngjesit postuar në fb.
Mesazhi kërkonte nga banorët të shmangin udhëtimet në zonat rurale, pjesa tjetër të ketë kujdes për të moshuarit dhe fëmijët dhe në cdo rast të lajmërojnë në telefonin e urgjencës.
Postimi:
“#EmergjencatCivile
Shira dhe mjegull e dendur në zonën e Tiranës, evitoni lëvizjet sidomos në zonat rurale pranë lumenjve e përrenjve.
24 administratorët e Tiranës janë në gatishmëri maksimale. Në rast nevoje ju lutemi telefononi:
Bashkia – 0800 0888
Policia – 129
Zjarrfiksja – 128
Kini prioritet ndihmën për fëmijët e të moshuarit.
Bashkia Tirane #Bashke”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













