Policia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
•Pjetër Shota 56 vjeç, banues në Mallkuç,Krujë;
•Ilir Shota 35 vjeç,banues në Mallkuç,Krujë;
•Marios Paluçi 24 vjeç,banues në Hamallaj Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Radë,Durrës,gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip Fiat Panda me targa AA268LB me drejtues shtetasin Ilir Shota dhe pasagjer shtetasin Marios Paluçi,i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Pjetër Shota,i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
•një armë zjarri,tip automatik model 56 kalibër 7.62mm;
•një armë zjarri,tip pushkë model 63,kalibër 7.62 mm;
•një armë gjahu,tip çifte;
•gjashte krëhëra automatiku model 56,me 95 fishekë, kalibër 7.62 mm dhe
•dy krëhëra me 40 fishekë, model 54, me kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












