Ish-Kryeministri gozhdon Metën: Ministri i Jashtëm negocoi me CEZ për Ismailaj

Shares

Ish-kryeministri Berisha përsëriti sërish sot se akuzat për Metën në lidhjen me skandalin CEZ janë për kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm.

“Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptiv sipas të cilave njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vetë CEZ DIA e njëfarë Kastriot Ismailaj ka dhënë rryshfet ministrit të jashtëm të asaj kohe. Nga ana tjetër një dëshmi tjetër vjen nga ish administratori i CEZ se Ilir Meta ministër i jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Meta si ministër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. Me CEZ ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ka qenë i ngarkuar ministria e Financave, grupi i punës i përbërë nga gjithë të tjerët, por në asnjë rast nga asnjë zyrtar i ministrisë së jashtme”, u shpreh Berisha.

“Cilat janë motivet që kanë shtyrë Metën të takojë Hajsek dhe të negociojë për Ismailajn duhet ti shpjegojë ai dhe prandaj ne i kërkojmë dorëheqjen. Akuzën që iu bë ia transferoi Vilson Ahmetajt dhe ai tha se skam asnjë lidhje. Petriti, vëllai i Vilsonit, është sot kryetar i ERE i emëruar nga Edi Rama. Cështjen e CEZ e ka ngritur kryeministri çek dhe e ka marrë përgjigjen që mua më takonte ti jepja. Pas tij dërgoi presidentin e CEZ dhe përcaktuar katër gjëra. BB ishte në çdo hap e pranishme. Në të gjitha ato që ramë dakord, ata nuk respektuan asnjë. Detyra ime ishte të mbroja interesin publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...