Në vijim të punës për goditjen dhe parandalimin e rasteve për trafikim të paligjshëm dhe goditjen e rasteve me qëllim “Shfrytëzim Prostitucioni” Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, kanë intensifikuar punën e tyre, duke goditur një tjeter rast trafikimi me destinacion Italinë.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Shkëlqim Sharra, vjeç 55, banues në Cerrik, I dënuar më parë me 12 vjet burg për veprën penale të vrasjes.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë periudhës Dhjetor 2014-Janar 2015, në bashkëpunim me shtetasen F.P vjeçe 34, banuese në Gramsh, kanë tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në Itali shtetasen B.B vjeçe 23, banuese në Cerrik.
Gjithashtu këta shtetas kanë tentuar t’i japin ryshfet punonjëses të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës për ta kaluar 23 vjeçaren jashtë shtetit.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i personave e kryer në bashkëpunim me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit” dhe “Korrupsioni aktiv I personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuara nga nenet , 110/a, 25 dhe 244 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












