Udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë kanë vendosur që të shtunën në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që do të krijohet në Kosovë
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha në një bisedë për KosovaPress-in se Asociacionin do ta themelojnë për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ashtu siç po krijohet ai në Kosovë për t’i realizuar të drejtat e serbëve në territorin e Kosovës.
Kreu i Preshevës ka theksuar se do të bazohen edhe në rezolutën e Kuvendit të Kosovës që është miratuar në mars të vitit 2013 e cila detyron Qeverinë e Kosovës për t’u angazhuar në Bruksel për shkallën e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë ashtu si edhe të serbeve në Kosovë. Po ashtu, Mustafa tha se janë bazuar edhe në deklaratat e kryeministri Edi Rama, se Serbia duhet të realizojë të drejta me të mëdha për shqiptarët në Luginë.
Megjithatë, Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare në Luginë do t’i ketë kompetencat dhe të drejtat ashtu siç do t’i ketë edhe Asociacioni i Komunave Serbe në territorin e Kosovës, si në arsim, kulturë, drejtësi, siguri e tjera.
Mustafa beson se shumë shpejt së pari për këtë veprim lidhur me themelimin e Asociacionit në Luginë do të gjejnë mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, ndërsa me vonë do të kërkojnë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.express
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












