Shpërthen Maks Velo: Ja artistët spiunë që më bënë ekspertizën

Shares

Në prag të hapjes së ekspozitës së tij në Tiranë, piktori Maks Velo nuk ka hezituar të flasë sërish për ata ish-kolegë të tij që bashkëpunuan me Sigurimin e Shtetit dhe e cuan atë në burg. Velo i bën fajtor edhe artistë të tjerë që nuk ndihmuan kur ai la burgun më 1990 ndërkohë që u shpreh se të paktën 250 punime i janë djegur.

Janë ata kolegët e tij artistë, që ai i quan “artistë kriminelë”, por, me sa duket, edhe e gjithë shoqëria shqiptare që “e mbyt artin”, sipas tij.

“A mund të bëhej ajo ekspertizë e tmerrshme që mu bë nga tre njerëz: Kujtim Buza, Foto Stamo, Skënder Milori. Është një turp që nuk e besion asnjeri”, tregon ai rreth kohës kur edhe iu përgadit dosja për në burg politik me akuzën e piktorit dekadent.

Maks Velo numëron sot reth 3000 punime me teknika të ndryshme, disa prej të cilave janë ekspozuar në Galerinë e Arteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...