Kullat Binjake ishin në flakë. Më 11 shtator 2001, kur në SHBA ndodhi sulmi më i madh terrorist, Presidenti George W. Bush ndodhej në një shkollë në Sarasota.
Por çka po ndodhte ndërkohë në Shtëpinë e Bardhë, kur Presidenti nuk ishte aty.
Detaje tjera të asaj dite, janë bërë publike në një seri e-mailesh që janë publikuar e që i takojnë administratës Bush.
Në një moment, përshkruhet thirrja e drejtorit për media në Shtëpinë e Bardhë, Tucker Eskew, i cili kishte thirrur me zë të madh.
“Hape CNN-in”.
Ndërkohë, kur stafi i Shtëpisë së Bardhë kishte parë se çka po ndodhte, ishte anuluar e gjithë agjenda e asaj dite.
Në 11 shtator 2001, ekstremistë që kishin ndërmarrë misione vetëvrasëse rrëmbyen katër avionë me pasagjerë, duke i shndërruar në predha të komanduara kundër dy kullave të World Trade Center në Nju Jork si dhe kundër Pentagonit. Ky ishte një nga sulmet më të përgjakshme terroriste në SHBA, ku u vranë 2 977 persona.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












