Atë që nuk e bëri qeveria e Berishës duke tensionuar marrëdhëniet me Presidentin turk Erdogan e bëri qeveria e Ramës. Fjala është për votimin në OKB lidhur me pranimin e Palestinës si anëtare e organizatës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Shqipëria ka votuar pro njohjes së Palestinës nga OKB ndryshe nga dy vite më parë kur Shqipëria abstenoi. Vendimi është dakordësuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, ka njoftuar Ministria e Jashtme. Sipas saj e njëjta procedurë mund të ndiqet edhe për Kosovën.
Ndërkohë SHBA ka votuar kundër dhe DASH është shprehur se njohja e saj nga OKB është një përpjekje kundërproduktive.
Ndërkaq vende të tjera si Britania dhe Gjermania kanë abstenuar ashtu si edhe 45 shtete të tjera.
Dy vite më parë Presidneti Erdogan loboi me qeverinë Shqiptare për votimin pro Palestinës. Në këmbim të kërkesës ë Erdogan qeveria u tërhoq nga votimi kundër dhe abstenoi. Kjo solli zemërimin e Erdogan i cili ngriu marrëdhëniet me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha. Për më tej ai ishte një ndër dy Kryeministrat evropianë që takoi Edi Ramën para nisjes së fushatës elektorale të vitit 2013, për të forcuar pozitat e tij në zgjedhjet parlamentare te atij viti.
Palestina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe zyrtarë të saj kanë qëndrime të ashpra ndaj njohjes së saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












