UNESCO ka vendosur sot të përfshijë në axhendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Lajmi është dhënë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci i cili e konsideron këtë një lajm fantastik.
Të paktën 44 shtete kanë firmosur për diskutimin e kërkesës së Kosovës duke i dhënë një goditje të fortë lotimit negativ të Serbisë për pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO.
Ministri i Jashtëm ka vlerësuar shumë edhe rolin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë.
“Sa më erdh një lajm fantastik, një sukses i diplomacisë që e kemi pritur gjatë. Dëshmi që kur punojmë bashkë, ja arrijmë çdo qëllimi, me dinjitet. Numër rekord shtetesh kanë përkrahur futjen në agjendë të Këshillit Ekzekutiv, kërkesën e Republikës sonë për anëtarësi në UNESCO. Nga sot, jemi në agjendë zyrtare. Shume sfida na presin, por rrugëtimin tonë diplomacia Serbia nuk e ndali dot me makinacione procedurale dhe propagandë negative – edhe pse tentuan.
Programi i UNESCO, ne piken 43 te saj eshte pasqyruar diskutimi per kerkesen e Kosoves per anetaresim
Falënderoj shumë 44 shtete qe kanë bashkënenshkruar kërkesën për anëtarësi, falënderoj Ambasadoren Kadare dhe ekipin tonë për punë të palodhshme, këto javët e fundit. UNESCO për neve paraqet një platformë për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, ambientit, shprehjes së lirë, mbrojtjes së trashëgimisë – për fëmijët tanë!”, deklaron ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













