Sali Berisha reagon ndaj raportit të fshehtë të OSBE-së

Shares

Ka reaguar ndaj raportit të fshehtë të OSBE-së publikuar sot në disa media online, edhe ish-Kryeministri Berisha. Ai sqaron se ato që janë shkruar në atë raport nuk ajnë gjë tjetër vecse citime të gazetës së Koco Kokëdhimës.

“Sot mediat kane botuar nje raport te OSBE, ne te cilin perflitet dhe emri im. Lidhur me kete raport theksoj me pergjegjesi te plote se, ashtu siç pohon dhe vete raporti, kemi te bejme thjesht me nje ricikilim te nje trillimi te turpshem e qesharak te ish gazetareve te Koço Kokedhimes dhe te ndonje tjetri, ndaj te cileve jane ndermarre dhe jane ne vazhdim pergjigjet e duhura ligjore per shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta, te verifikuara si te tilla tashme nga organet kompetente.Per OSBE dhe cilindo qe i intereson e verteta shtoje se te gjitha keto shpifje dhe trillime jane hetuar imtesisht nga prokuroria e drejtuar nga Ina Rama dhe jane gjetur thjedht shpifje dhe trillime!sb”.

Për botimin raportit fillimisht tek
lapsi ka reaguar vetë zyra e OSBE në Tiranë e cila deklaron se shënimet publikuara nuk përfaqësojnë opinionin e kësaj zyre dhe se janë përgjithësime të optikës së medieve në Tiranë për zyrtarët e lartë të politikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...