Ministria e Jashtme reagon për votën pro Palestinës: E bëmë pa të keq

Shares

Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë shpjegime rreth votës së Shqipërisë në favor të Palestinës ndërkohë që disa partnerë të rëndësishëm ndërkombëtare ose kishin votuar kundër ose kishin abstenuar.

“ Sot, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash një projekt­rezolutë qe u jep vendeve jo­Anëtare Vëzhguese të OKB­së të drejtën të ngrenë flamurin e tyre pranë atyre të vendeve anëtare të Organizatës. Shqipëria votoi në favor të kësaj iniciative, ashtu si dhe 118 vende të tjera. Aktualisht, vendet që gëzojnë statusin e jo­Anëtarit Vëzhgues në OKB janë Palestina dhe Vatikani”,-thuhet në një deklaratë për mediat.

“Shqipëria i përmbahet në mënyrë konsistente qëndrimit të saj për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi parimin e dy shteteve. Çdo spekulim tjetër është dashakeq dhe dëshiron të shtrembërojë këtë qëndrim konsistent të shtetit shqiptar”.

Votimi i Shqipërisë në OKB është kritikuar më herët nga opozita. Pollo dhe Shehu deklaruan se vota për Palestinës nuk është në favor të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...