Briseida Shehaj e ka konsideruar aksionin kundër informalitetit një sukses vetëm në 10 ditë. Sipas drejtoreshës së Tatimeve nga 1 shtatori deri më 10 shtator numri i kuponave të lëshuar është rritur me 50% duke sjellë të ardhura në buxhet në një vlerë afërsisht 6.6 milionë dollarë.
Shehaj tha se ne nuk duam të vemi gjoba por duam që cdo biznes të zbatojë ligjin, megjithatë deri tani janë konstatuar 186 subjekte të paregjistruara dhe 1440 bisnese të gjobitura.
Lufta kundër informalitetit ka përfshirë dhe administratën tatimore. Shehaj bëri edhe një bilanc të vartësve të saj tashmë në ndjekje ligjore. Janë ndaluar afro 20 inspektorë tatimorë në të gjithë vendin ndërkohë që ka raste që gjykatat i lirojnë për shkak se i konsideron arrestime të paligjshme.
Dritan Ylli, drejtor i Inspektoriatit të Punës tha se deri tani zyra e tij ka konstatuar 325 punonjës në të zezë të cilët tashmë janë vendosur në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Punonjësit janë gjetur në afro 120 subjekte ndaj të cilave ka filluar edhe procedura ligjore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












