Partia Demokratike ka përkujtuar sot në 17-vjetorin e vrasjes së Liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari duke zhvilluar një vizitë dhe vendosur tufa me lule pranë memorialit të tij në rrugën “Abdi Toptani”, pranë ish-selisë qendore të PD-së.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se e “Kujtojmë sot tribunin e demokracisë shqiptare, tha Basha para memorialit, liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, njeriun që vrau frikën. Me frikën e vrarë dhe hedhur mbi supe, shpërndau kurajën e njerëzve të lirë nga jugu në veri.
Diktatura nuk e fali kurrë Azem Hajdarin, që solli përmbysjen e madhe dhe të parikthyeshme, kthimin e lirisë qytetare në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimin e kurajës qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin e shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve më 12 shtator 1998 po nuk e shkuli kurrë nga mirënjohja e një kombi të tërë, nga nderi për veprën e tij të pavdekshme, sepse e gjallë është kurajo e tij për të mos lëshuar liritë e fituara.
Ai është gjallë, përfundoi Basha, sepse është gjallë forca e tij për ta mposhtur edhe njëherë krimin e lidhur me pushtet dhe pushtetin e lidhur me krimin.”
Basha ka ndryshuar dje kopertinën e faqes në fb duke vendosur foton e Azem Hajdarit në shenjë nderimi dhe kujtimi me rastin e 17 vjetorit të ekzekutimit të tij nga pushteti i asaj kohe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













